Frika e Veliajt ndaj Ilir Metës, asnjë deklaratë në zgjedhje kundër LSI, ndryshe vepron me PD

PS dhe LSI janë në momentin më kritik të përplasjeve, të cilat kanë degraduar edhe në dhunë fizike. Ditët e fundit, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj është përfshirë intensivisht në fushatë dhe sulmet i ka përqëndruar kundër Partisë Demokratike.

Por kjo fushatë, ndryshe nga të kaluarat, ka tre parti kryesore në garë, PS, PD dhe LSI, megjithatë, kjo e fundit nuk përmendet asnjëherë në deklaratat e Veliajt.

Kryebashkiaku i Tiranës nuk ka bërë asnjë deklaratë kundër LSI, ndonëse zyrtarë të tjerë të PS nuk janë kursyer.

Nuk është hera e parë që Veliaj mban këtë qëndrim me LSI-në. Që kur u zgjodh kryetar bashkie, ai ka preferuar të qëndrojë larg konfliktit PS-LSI, madje ka bërë në disa raste rolin e negociatorit, siç ishte darka e peshkut në Tiranë.

Votat e LSI në Këshillin Bashkiak janë të rëndësishme për Veliajn, por edhe lejet që po jepen për godina shumëkatëshe, për të cilat partia e Ilir Metës nuk ka bërë asnjë reagim.