Flash News

KRYESORE

Frika nga Koreja e Veriut, SHBA propozon masa ndëshkuese për Kim Jong-un

Frika nga Koreja e Veriut, SHBA propozon masa ndëshkuese për Kim

Testet bërthamore të Korsë së Veriut kanë ngjallur frikë te SHBA.

Shtetet e Bashkuara kanë propozuar një sërë sanksionesh të reja në Kombet e Bashkuara kundër Koresë së Veriut.

SHBA-të kërkojnë ndalim të eksportit të produkteve të naftës në Korenë e Veriut, ndalim të eksporteve në industrinë tekstile si dhe ngrirje të pasurive të liderit Kim Jong-un dhe qeverisë. Gjithashtu është propozuar edhe ndalimi i udhëtimit për udhëheqësin e shtetit dhe të tjerë zyrtarë të lartë të qeverisë së tij.

Remitancat nga të ardhurat e jashtme dhe eksportet e tekstilit janë dy prej burimeve më të rëndësishme të të ardhurave të mbetura për Korenë e Veriut.

Draft-rezoluta e shpërndarë tek anëtarët e Këshillit të Sigurimit vjen pas testit të gjashtë bërthamor të Koresë së Veriut dhe hedhjeve të përsëritura të raketave, të cilat janë të rrezikshme.

 

Të fundit