Flash News

KRYESORE

Frika nga koronavirusi, qytetarët refuzojnë të tërheqin pakot nga Kina

Frika nga koronavirusi, qytetarët refuzojnë të tërheqin

Frika nga virusi kinez ka bërë që në zyrat postare në vendin tonë të grumbullohen pako të pa tërhequra nga Kina.

Qytetarët që kanë porositur online kanë refuzuar të marrin dërgesat e tyre.

Në drejtorinë e tranzitit në Postën Shqiptare thonë se dërgesa e fundit e ardhur nga Kina, është regjistruar këtë të hënë, por specialistët na sigurojnë se nuk ka vend për panik.

“Të hënën ka ardhur stoku i fundit nga Frankfurti, por që i përket porosive të shkuara në Tetor-Nëntor. Nuk ka asgjë për t’u shqetësuar. Instituti i Shëndetit Amerikan ka deklaruar se nuk transmetohet koronavirusi nga pakot”.

Pezullimi i fluturimeve nga Kina, ka bërë që edhe dërgesat postare të bllokohen.

“Deri në 28 Shkurt nuk do të ketë me dërgesa, sepse pakot vijnë me linjën e fluturimit të qytetarëve”.

Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë koronavirusi transmetohet nga njeriu tek njeriu dhe jo nëpërmjet rrugëve tregtare, pasi virusi mund të rezistojë vetëm disa orë.

Burimi: tv Klan

Të fundit