Flash News

KRYESORE

“Frika nga protesta çon Edi Ramën në absurd: Policia bllokon pankartat dhe flamujt e protestës”

Pak minuta para protestës, Partia Demokrarike ka denoncuar Policinë e Shtetit se ka bllokuar flamujt dhe vuvuzelat e protestës së sotme.

Sipas tyre, veprimi është plotësisht i paligjshëm i efektivave të Komisariatit Nr. 2 dhe është kundërshtuar nga organizatorët e protestës, që janë gjendur pranë kryesisë së Kuvendit, ku ka ndodhur bllokimi i automjetit me dekorin e protestës.

“Pavarësisht paligjshmërisë, policia, që vepron prej kohësh sipas urdhrave politikë, nuk i është bindur ligjit, por ka bllokuar automjetin për atë që e ka cilësuar si kontroll të pankartave, flamujve dhe vuvuzelave që gjendeshin në të. Akti i paligjshëm është një nga veprimet  provokuese të radhës së policisë politike që, në shërbim të një pushteti kriminal, ka arritur në kufijtë e qesharakes me arrestimin e flamujve shqiptarë, amerikanë, gjermanë, europianë apo edhe të pankartave që demaskojnë në anglisht dhe në gjermanisht vjedhjen e zgjedhjeve nga Rama përmes bandave dhe krimit të organizuar”, njofton selia blu.

Të fundit