Flash News

KRYESORE

Frika nga protesta e Athinës, Ministria greke i përgjigjet Ramës: Nuk e njohim çështjen çame

Ministria e Jashtme e Greqisë ka reaguar nëpërmjet zyrtarit të saj të lartë, Giorgos Katrougalos, për të kundërshtuar komentet e kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, për çështjen çame.

Athina thekson se nuk do e njoh kurrë ekzistencën e një çështjeje të tillë.

“Gjithkush kërkon të pasurojë interesat e tij kombëtare, por ne kurrë nuk do e pranojmë ekzistencën e një çështje çame,” ka deklaruar Katrougalos.

Gjatë intervistës në emisionin ‘Real Story’, Rama tha: “Kotzias nuk e paska dëgjuar mirë. Pala shqiptare e ka kërkuar intensivisht çështjen çame në tavolinë.”

Nga reagime e njëpasnjëshme që bëhen nga Athina për çështjen çame vihet re një alarm për të kundërshtuar me shpejtësi çdo deklaratë që vjen nga Tirana për çamët. Greqia është përfshirë nga protesta masive kundër përdorimit të termit ‘Maqedoni’, për fqinjin verio, dhe për të cilin ka rënë dakord qeveria e Aleksis Tsipras. Zyrtarët e qeverisë nuk dëshirojnë që këtyre protestave t’u shtojnë edhe një çështje tjetër, siç është ajo e Çamërisë.

Nesër, në Athinë do të organizohet një protestë e madhe kundër marrëveshjes me Shkupin.

Protestë te Kryeministria kundër marrëveshjes së detit: Edi Rama vëri gishtin kokës; Ditmir mos u bëj ‘ditëzi’ 

Të fundit