Flash News

KRYESORE

Frika nga protesta e sotme, tentativa për korruptimin e studentëve të Arkitekturës: Disa sapo u shitën

Studentët kanë paralajmëruar se e hëna do të jetë një ditë e rëndësishme për protestën, pasi do t'u bashkohen serish të gjithë studentët dhe gjimnazistët nga i gjithë vendi.

Ish-kryeminstri Sali Berisha ka publikuar denoncimin e një studenti, i cili pretendon se dekani i Fakultetit të Arkitekturës po tenton të korruptojë studentët të mos dalin në protestë dhe të mbështesin dialogun me kryeministrin Rama.

“Edhe tek arkitektura po tentohet të blihen studentët (disa u shitën), pikërisht aty duan të çajnë protestën, aty ku nisi. Palo dekani i arkitekturës që duhet shkarkuar i pari në atë shkollë po blen studentët me urdhër të Ramës dhe Veliaj”, shkruhet në mesazhin e publikuar nga Berisha.

Tentativa te tilla jane dekoncuar shpesh ditet e fundit, aq sa nje student te premten permendi se u jane ofruar edhe 'Iphone x' per te hequr dore nga organizimi i tyre.

Të fundit