Flash News

KRYESORE

Frika nga protestat, Rama gjen një mbrojtës "të papritur"

Frika nga protestat, Rama gjen një mbrojtës "të

Pas paralajmërimeve të opozitës për protesta, duket se makinaria e propagandës së majtë për të mbrotjur qeverinë është vënë menjëherë në lëvizje.

Por një mbrojtës krejt “i papritur” i ka dalë në krah kryeministrit.

Ai është ish-deputeti socialist Alfred Peza, i cili mbeti pa mandat pas çështjes së 1 miliard lekëve që doli se zotëronte.

I frymëzuar nga ERTV-ja e ish-shefit të tij, Peza ka hapur së fundi portalin e tij të quajtur “Alpe News”.

Peza shkruan jo pak i shqetësuar për fatet e qeverisë: “...përtej retorikës së ditës, gjuhës së ashpër, deklaratave për paqe, luftë, shi, bubullima, tërmete, revolucione, etj. një gjë është e sigurtë: Kjo opozitë i ka të gjitha shanset dhe mundësitë teorike e praktike që të rikthehet në pushtet, duke e “rrëzuar” Edi Ramën, sigurisht. Por, vetëm me votë. Vetëm me zgjedhje. Në procesin e ardhshëme elektoral sipas përcaktimit kushtetues. Edi Rama nuk rrëzohet me revolucione. Edi Ramën mund ta rrëzojë përpara qershorit të 2021, vetëm Edi Rama.”

Të fundit