Flash News
Goro në burg, Blerina Balaj komandohet kryetare e Bashkisë Himarë
Video/ Tensione në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Himarës, qytetari pështyn në fytyrë Vangjel Tavon
Olsi, ashtu si Edi, qenka burrë p….
Nën hetim për trafik k*kaine, SPAK sekuestron pasuritë e Princ Dobroshit dhe Olsi Syziut
Atentat në Memaliaj, qëllohet me breshëri arme avokati
Frika nga sharkimet, administratori i Zall Herrit ikën nga LSI, shkon te PS
Disa ditë më parë Veliaj shkarkoi një nga administratorët e bashkisë së tij, i propozuar nga LSI. Në vijim, deri në shtator, të gjithë administratorët, drejtorët apo drejtues të tjerë do të shkarkohen, “dorëhiqen”, apo do të tërhiqen. Për t’i paraprirë këtij vendim, administratori i Zall Herrit ka lënë sot LSI për t’u rikthyer në PS. Në një deklaratë të postuar në Facebook, Arben Maloku shkruan se kryetari i Bashkisë Veliaj duhej mbështetur kur punon, ashtu siç edhe Ilir Meta kishte porositur këshilltarët e LSI, e jo ta tradhëtojnë në rastin më të parë pas ikjes së Metës.
Gjithashtu, ai duket i habitur për largimin më urdhër të partisë të nënkryetares së Bashkisë, Brunilda Paskali, e propozuar nga LSI, kur në fakt ajo ishte një nga bashkëpunëtoret e ngushta të Veliajt, apo edhe nga thirrja për dalje në opozitë, kur të gjithë drejtorët e LSI vazhdojnë punë në Bashki. Administratori i Zall Herrit, Arben Maloku është largimi i tretë i rëndësishëm nga LSI-ja, pas dy këshilltarëve të LSI të cilët iu bashkuan grupit të këshilltarëve të PS.