Flash News

KRYESORE

Frika nga sulmet terroriste, Chelsea anulon paradën e titullit kampion

Frika nga sulmet terroriste, Chelsea anulon paradën e titullit kampion

Pas ngjarjes që ndodhi në Manchester, klubi i Chelsea ka konfirmuar zyrtarisht se do të anulojë paradën për festimin e titullit kampion për shkak të frikës së ndonjë sulmi të mundshëm terrorist.

Një parade e planifikuar nga Chelsea për të festuar titullin në Premier League është anuluar, shkruan tabloidi britanik “Daily Star”.

“Në dritën e këtyre ngjarjeve tragjike ne mendojmë se është e papërshtatshme të vazhdojmë me paradën e fitores në Londër të dielën. Duke pasur parasysh kërcënimin e rritur të sigurisë dhe duke pranuar se kjo është një situatë në zhvillim, ne kemi vendosur që të anulojmë festën. Ne besojmë fuqimisht, në interes të të gjithëve, ky është drejtimi i duhur i veprimit. Ne jemi të sigurt se tifozët tanë do ta kuptojnë për këtë vendim. Ne e dimë se shërbimet emergjente do të ishin aq profesionale sa kurrë, por nuk do të donim të merrnim këtë rrezik. Për më tepër, si një shenjë respekti, lojtarët tanë do të mbajnë shiritat e zi në finalen e Kupës FA të shtunën kundër Arsenalit. Chelsea Football Club do të bëjë një donacion në mbështetje për familjarët e viktimave e këtij sulmi të tmerrshëm”, thuhet në reagimin zyrtar të klubit të Chelsea.

Të fundit