Flash News

KRYESORE

Frika nga tërmetet, boshatiset Ohri

Frika nga tërmetet, boshatiset Ohri

Tërmetet e vazhdueshme në Maqedoni po i kushtojnë shumë turizmit. Vetëm mbrëmjen e kaluar në Ohër u regjistruan dy tërmete të njëpasnjëshme që zgjatën rreth 4 minuta me 3.6 dhe 3.7 ballë, ndërsa lëvizjet e tokës kanë vazhduar edhe gjatë ditës së sotme.

Qytetarët e Ohrit jetojnë me frikë nga seria e tërmeteve e cila ka filluar muaj më parë dhe kohët e fundit po shpeshtohet. Ata kanë ngritur tenda dhe e kalojnë natën në qiell të hapur, ndërsa një pjesë e tyre e kalojnë natën në makina.

Por përveç kësaj, në këtë sezon turizmi, shumë persona të cilët kanë zgjedhur Ohrin për të kaluar ditët e nxehta të verës janë larguar, dhe dhjetëra të tjerë kanë anuluar prenotimet, edhe pse kanë paguar paraprakisht. Largimin e tyre, pronarët e shtëpive të pushimit e arsyetojnë me faktin se turistët janë trembur për shkak se mes tyre qarkullon informacioni se brenda dy javëve të fundit në Ohër janë regjistruar më shumë se 1200 tërmete. Kompanitë e sigurimeve ditët e fundit kanë shënuar rritje të kërkesave për sigurim nga tërmeti.

Sipas specialistëve, tërmetet ndodhin për shkak të përplasjes së pllakës kontinentale afriko-euroaziatike.

Fatmirësisht tërmetet deri më tani kanë shkaktuar vetëm dëme materiale. Por tërmetet po i sjellin edhe dëme ekonomike Ohrit për shkak të frikës së turistëve.

 

Të fundit