Flash News

KRYESORE

Frika për marrëveshjen e Brexit si një bisedim afër afatit të fundit

Frika për marrëveshjen e Brexit si një bisedim afër afatit

*Katya Adler, në një analizë për BBC

Diplomatët e Bashkimit Europian në Bruksel janë zgjuar këtë mëngjes me "kokën e rënduar", teksa qeveria britanike ka bërë një sërë veprimesh të cilat lënë hapësirë për t'u diskutuar.

E gjitha nisi me një intervistë sfiduese të David Frost, kryenegociatorit të Britanisë së Madhe në bisedimet e trazuara tregtare me BE-në.

Më vonë pati një lajm në lidhje me planet e qeverisë për të futur legjislacionin e brendshëm i cili do të minonte pjesërisht marrëveshjen e Brexit, Marrëveshjen e Tërheqjes, të nënshkruar vitin e kaluar me BE.

Gjithashtu ndikon edhe në Protokollin Irlandez, të hartuar në atë kohë nga Brukseli dhe Britania e Madhe për të shmangur një kufi të fortë në ishullin e Irlandës.

Burime pranë kryeministrit Boris Johnson bëjnë me dije se nëse asnjë marrëveshje tregtare nuk do  të realizohet deri  nga mesi i tetorit atëherë nuk do të ketë asnjë marrëveshje tregtare me BE.

"Tek e fundit një skenar pa marrëveshje do të ishte me të vërtetë i mirë për Mbretërinë e Bashkuar, duke i dhënë asaj kontroll të plotë mbi ligjet, rregullat dhe ujërat e peshkimit", shkruan gazetarja Katya Adler, në një analizë për BBC.

Por ndërkohë cili është reagimi i BE-së?

Aspak e lumtur. Burimet diplomatike evropiane janë të irrituara dhe e përshkruajtën intervistën e David Frost si të "ashpër" , përpara  negociatave tregtare me BE.

Për sa i përket legjislacionit të brendshëm që prek Protokollin Irlandez (detajet e sakta të të cilit nuk janë zbuluar ende), Ministri i Jashtëm i Irlandës, Simon Coveney shkroi në Tëitter se do të ishte "një vepim i mençur nga ana e qeverisë nëse do të vazhdojë më tej".

Ndërsa një diplomat i nivelit të lartë në BE, nga një vend tradicionalisht pro Mbretërisë së Bashkuar, kritikoi legjislacionin e planifikuar si, jo vetëm një çështje besimi ose kredibiliteti, por "diçka që mund të çojë në zbërthimin e negociatave tregtare tashmë të trazuara midis BE dhe Britanisë".

"Ishte një veprim vetë-mposhtës nga qeveria Johnson, aq vetë-shkatërrues në sytë e BE, saqë tani kam filluar të dëgjoj zëra midis kontakteve të Brukselit se mbase ata nuk ishin audienca kryesore e qeverisë në shënjestër. Nëse intervista e Frost-it, rrjedhja e legjislacionit dhe fjalët e kryeministrit ishin projektuar të gjitha si një taktikë negociuese, për të bërë presion mbi BE, atëherë ishte një taktikë e tmerrshme, vetë-shkatërruese.

Disa anëtarë të BE mendojnë se audienca e synuar e qeverisë ishin në të vërtetë të tjerë persona. Më konkretisht, deputetët e "zjarrtë" të torit , tashmë të mërzitur me trajtimin që qeveria i bën çështjeve të brendshme, (si pshm kaosi i provimeve këtë verë) dhe të shqetësuar se kryeministri mund të jetë gati për të rënë dakord për një marrëveshje kompromisi me BE.

A mund të nënkuptojë kjo, që Boris Johnson duke folur për skenarin pa marrëveshje dhe duke i dhënë ultimatume Brukselit, ai në të vërtetë po përgatitet të "bëhet pragmatik" dhe të bëjë lëshime në bisedimet tregtare?

Apo është e kundërta? A po përgatit kryeministri terrenin për të deklaruar se asnjë marrëveshje nuk do mund të arrihet dhe se Britania dhe BE do të tregtojnë në vend me kushtet e Organizatës Botërore të Tregtisë , me tarifat tani më të deklaruara?

Diplomatët e Brukselit thonë se ata janë të gatshëm të bëjnë lëshime, duke përfshirë çështjet kryesore si ndihma shtetërore dhe peshkimi, por edhe Britania e Madhe duhet të bëjë të njëjtën gjë.

Nga ana tjetër vetë kryeministri britanik po përballet me presione të brendshme konfliktuale. Shtyrja e tij drejt një marrëveshje kompromisi, kostoja e mos pasurit asnjë marrëveshje për biznesin në Mbretërinë e Bashkuar, zgjedhjet skoceze që afrohen dhe kërkesat për një referendum mbi pavarësinë skoceze janë disa nga ngjarjet me të cilët Britania duhet të përballet.

BE nuk është aspak e sigurt se çfarë do të vendosë Boris Johnson.

Por është e bindur për një gjë, marrëveshje ose mosmarrëveshje, vendimi përfundimisht qëndron në Downing Street, jo këtu në Bruksel. Nëse ka një marrëveshje, ka shumë të ngjarë të mos arrihet nga mesi i tetorit, siç dëshiron kryeministri. BE mendon se nëntori është një bast më realist.

BE ende beson se një marrëveshje mund të bëhet dhe se Boris Johnson do të preferonte më mirë një marrëveshje sesa asnjë të tillë.

Të fundit