Flash News

KRYESORE

Frika për një dënim të ri, Milani merr masa

Frika për një dënim të ri, Milani merr masa

Administratori i madh i Milanit, Ivan Gazidis, mendon se skuadra italiane po shkon në rrugën e duhur, por duhet durim për të arritur rezultatet. Ai deklaron se nuk do që ekipi i tij të dënohet sërish.

"Ne tani kemi vetëm një synim. Të kemi një Milan të denjë për të garuar në nivelet më të larta të futbollit italian dhe europian, i cili të luajë në një nga stadiumet më moderne në botë dhe të futet në fushë vetëm për fitore. Të gjithë e dimë historinë që ky klub ka, por në vitet e fundit gjërat janë vështirësuar disi.

“Ka pasur humbje të mëdha, si në rezultatet në fushe dhe në arkat e klubit. Që kur Elliott e mori drejtimin, ne jemi një nga kompanitë që investojmë më shumë në botë. Duhet të jemi të kujdesshëm nga FFP, sidomos në ditët e sotme. Nuk duam që të vuajmë një tjetër përjashtim nga Europa. Asnjë ëndërr nuk është e pamundur, por të gjitha ëndrrat kërkojnë angazhim, përpjekje dhe durim”.

Të fundit