Flash News

KRYESORE

Frika për një valë të dytë pandemie, Kina ndërton për 6 ditë një tjetër spital Covid

Punëtorët në një qytet kinez në kufi me Rusinë kanë shndërruar për gjashtë ditë një ndërtesë 13-katëshe në një spital për trajtimin e pacientëve me coronavirus, pas frikës për një valë të dytë të pandemisë.

Spitali i ri ka 580 shtretër dhe ndodhet në Suifenhe, një qytet në kufi tokësor 27 kilometra (16-milje) me Rusinë.

Rastet e importuara, sipas mediave shtetërore të Kinës nga Rusia kryesisht dhe pacientët asimptomatikë, janë bërë shqetësimi kryesor i Kinës pasi masat drakoniane të kontrollit arritën të ulnin nivelin e përgjithshëm të infeksionit. 

Shumica e pacientëve janë shtetas kinezë që bëjnë biznes në vendin fqinj, shkruan dailymail.

Me një popullsi prej rreth 70,000 banorë, Suifenhe ka të paktën 243 raste të importuara me COVID-19 nga gati 1.000 të tjerë të dyshuar si të prekur.

Ardhjet e fundit nga Rusia përbëjnë gati gjysmën e rasteve të importuara në Kinë.

Të fundit