Flash News

KRYESORE

Frika për të folur në publik, si ta shmangim

Frika për të folur në publik, si ta shmangim

Të flasësh në publik, mund të ngjalle emocione të cilat më pas nxisin frikën përsonale. Ndjesia e frikës redukton kapacitetin komunikues dhe ndikon në moskuptimin e mesazhit.

Mendoni pak nëse frika, paniku dhe emocionet e mëdha ju vijnë pak momente përpara se të dilni në nje fjalim publik, përpara një mbledhje apo një prezantimi të rëndësishëm, ku të gjithë presin të dëgjojnë mesazhin që do të përcillet.

Momenti që ngjall interesin më të madh, dhe frazat të cilat fiksohen më shumë nga publiku janë ato në nisje të fjalimit. Por nëse jemi nën presionin e frikës, shenjat që shfaqen janë:

-Djersitje në ball dhe në duar

-Çrregullim i artikulimit dhe skuqje në fytyrë

Ankthi që krijohet përpara një fjalimi në publik krijohet nga mungesa e sigurisë së plotë dhe mos zotërimi i materialit që duhet të përcjellim. 

Faktor tjetër i frikës që na krijohet para një fjalimi në publik është mungesa e plotë e informacionit mbi audiencën që duhet t`i drejtohemi. Kjo na shkaton ankth.

Teknika për të shmangur frikën e të folurti në publik:

Parapërgatitje

Duhet të jeni të përgatitur në mënyrë të plotë përpara se të përballeni me audiencen. Vetëbesimi ju ndihmon. Kujdes sepse vetëbesimi i tepruar mund t`u prishe punë. Kontrolloni herë pas here veten.

Printoni fjalimin tuaj përpara daljes në publik dhe lexojeni me veten para se të dilni para publikut

Kjo do t`u ndihmoje të krijoni më shumë siguri. Shtoni shënimet tuaja nëse ju vjen diçka në mend. Kjo do t`u jape siguri përpara audiencës.

Përpiquni të socializoheni me ambientin ku do të mbani fjalimin

Është e domosdoshme të njheni më parë me sallen, studion apo edhe të dini mbi publikun që do t`ju ndjeke. Të gjitha keto do t`u japin siguri dhe qetësi për të bërë një fjalim të mirë në publik.

Kërkoni mendime herë pas here

Mendimi kritik por edhe opinioni it ë tjerëve është shumë i rëndësishëm. Nese opinionet që të vijnë janë positive, kjo do të ndihmoje emocionalisht. Nëse opinionet janë negative, duhet të dini t`i korrigjoni menjëherë.

Nëse jeni pak nervoz përpara një fjalimi, pranojeni!

Nëse jeni nervoz, pranojeni atë në publik. Nëse gjendja juaj emocionale në publik nuk është e mirë, përpiquni ta shpjegoni atë. Mos e fshihni me çdo kusht. Ama mos e jepni veten deri në pikën e dështimit.

Mendoni pozitivisht, për një figurë të mirë dhe performancë të qartë.

Të fundit