Flash News

KRYESORE

"Frika po e bën të fshihet", ish-deputeti tregon skenarin e Ramës

"Frika po e bën të fshihet", ish-deputeti tregon skenarin e

Edi Rama kishte planifikuar një takim në qytetin e Shkodrës, ku edhe ishte paralajmëruar një protestë kundër tij dhe papritur kreu i qeverisë e anuloi këtë takim dhe ka befasuar të gjithë duke u shfaqur në qytetin e Durrësit.

Bashkë me kryeministrin kanë qenë edhe deputetët Blerina Gjylameti, Milva Ekonomi, Arben Pëllumbi, Rolant Xhelilaj, Ilir Ndraxhi, si dhe ministren Balluku dhe Vangjush Dakon, në Asamblenë e Durrësit.

Për këtë takim të papritur ka reaguar dhe ish-deputeti i Partisë Demokratike Oerd Bylikbashi. Përmes një postimi në Facebook, Bylykbashi shprehet se kryeministri anuloi këtë takim nën panikun e protestës qytetare dhe në ilegalitet të plotë organizoi një takim në Durrës.

Statusi i plotë i Bylykbashit:

Kryeministri i banditeve qe ka frike njerezit‎

Kryeministri ilegal, nen panikun e protestes qytetare, anuloi nje takim ‎te madh ne Durres dhe ne ilegalitet te plote, organizoi ne periferi te Durresit nje takim me strukturat e ngushta te Partise Socialiste te Durresit qe eshte zhytur ne llumin e krimit. Porosia ishte e hekurt: policia, administrata dhe militantet te mos thonin asgje.

Frika po e ben te fshihet ‎kete soj miu qe e quan veten kryeminister.

Të fundit