Flash News

KRYESORE

Frikë nga arrestimi? Përgjigjet Meta: Rrini pa merak, sa kalova Spaçin

Frikë nga arrestimi? Përgjigjet Meta: Rrini pa merak, sa kalova

Sot, presidenti Ilir Meta ka sulmuar sërish kryeministrin Edi Rama dhe ndërkombëtarët, lidhur me zbatimin e Reformës në Drejtësi.

Teksa e cilëson me ironi ‘Ramaforma’, Meta sqaron në një status se si u shndërrua sipas tij Reforma në Drejtësi në tre vitet e fundit.

Po ashtu, ndër rreshta bie në sy edhe një reagim i tij lidhur me zërat se Meta do të arrestohet, sidomos pas deklaratave të kryetares së komisionit të Ligjeve, Ermonela Felaj.

“E di që disa do thonë se kam frikë nga Reforma në Drejtësi e sidomos nga Spaku. Pa merak për të gjithë sepse sapo kalova edhe Spaçin”, reagon Meta.

Po ashtu, edhe një ditë më parë, reagoi zëdhënësi i presidentit Tedi Blushi.

“Mungesa e vendosmërisë së hekurt revolucionare që shfaqi sot deputetja Ermonela Felaj, duke lënë një fije dyshimi që Presidenti i Republikës edhe mund të mos arrestohet, është një minë me sahat për “fitoren” përfundimtare të Reformës në Drejtësi!”, shkroi zëdhënësi i Presidentit.

Deklarata e Felajt:

“Në raportin e Këshillit të Lartë të Gjyqësorit janë gjetur një sërë shkeljesh të bëra nga Këshilli i Lartë i Drejtësisë, të cilin e drejtonte Presidenti.”

E pyetur se nga këto gjetje, apo më tej nga shkelja e rëndë e Kushtetutës, do të ketë arrestim të Presidentit Meta, Ermonela Felaj u përgjigj: “Jo domosdoshmërish. Varet nga rasti që do të marrin në shqyrtim. Komisioni Hetimor do të raportojë nëse këto shkelje janë ose jo çështje penale”.

Të fundit