Kujtim Hoxha është autori i cili mori jetën e tre punonjësve të bashkisë në Mat ditë më parë. Ngjarja e rëndë ka ngjallur frikën e familjarëve të Hoxhës, për një hakmarrje të mundshme ndaj tyre nga familjarët e viktimave.
‘Balkanweb” mëson se 4 fëmijët e vrasësit Kujtim Koxha dhe vëllezërit e tij, e kanë lënë fshatin e lindjes Shëllinë e kanë ikur që aty.
Kujtojmë që ngjarja tragjike ndodhi pasditen e 11 tetorit në një lokal në Mat, ku kryetari i PS-së Kujtim Hoxha qëlloi në drejtim të punonjësve të bashkisë duke lënë të vdekur punonjësit e Bashkisë Mentor Hoxhën, Erzen Aliajn dhe Hamit Buçin.
Discussion about this post