Flash News

KRYESORE

Frikë nga incidentet, Livepool nuk grumbullon Shaqirin për ndeshjen në Serbi

Frikë nga incidentet, Livepool nuk grumbullon Shaqirin për ndeshjen

Frika nga trazirat ka shtyrë klubin anglez të Liverpool që të mos grumbullojë mesfushorin Xherdan Shaqirin për transfertën serbe ndaj Crvena Zvezda.

Vetë trajneri Jurgen Kloop është shprehur se Shaqiri është një lojtarë i mirë, por nuk u grumbullua pasi iu druhet incidentëve të mundshme në Beograd.

"Kemi degjuar shumë spekullime për këtë temë. Ne nuk e dimë se çfarë mund të ndodhë atje. Ajo është një ndeshje e rëndësishme dhe duam të fokusohemi 100 për qind në fushën e lojës, dhe jo të mendojmë gjëra të tjera. Prandaj menduam që Shaqiri të mos udhëtoje me ne. Ai është një lojtar fantastik, dhe klubi e dashuron atë. Por situata është e tillë", tha Kloop.

Pak kohë më parë drejtori sportiv i Crvena Zvezdas, Zvezdan Terziç, zbuloi se klubi i tij do të bëjë detyrën për të mbrojtur Shaqirin, së bashku me Liverpoolin, megjithëse theksoi ndikimin e situatës.

“Unë mendoj se Shaqiri do t’i nënshtrohet presionit të jashtëzakonshëm psikologjik. Ai e di se ku do të shkojë. E di mirë se klubi ynë është një simbol i Serbisë. Nuk e di nëse ai do të jetë i gatshëm të luajë në Serbi, në këto kushte, kështu që dyshoj se do të vijë. Ne duhet të bëjmë gjithçka që mundemi që Shaqiri të ndihet i sigurt për të luajtur futboll", sqaroi ai.

Ndeshja e vlefshme për fazën e grupeve të Champions League është programuar për tu zhvilluar nesër, duke nisur nga ora 18:55.

Të fundit