Flash News

KRYESORE

Frikë nga shkarkimi? Meta i kujton Ramës gjyqin e Bechetti-t

Frikë nga shkarkimi? Meta i kujton Ramës gjyqin e Bechetti-t

Presidenti Ilir Meta nuk ka frikë nga nisma e opozitës që ngriti komision hetimor enkas për ta shkarkuar. Madje, ai ka një këshillë në këto kohë për kreun e ekzekutiv it, Edi Ramën. Ky i fundit duhet që të hapë sytë.

"Unë nuk kam frikë as nga komisioni i Venecias, as nga Bienalja e Venecias, të cilën ua kam mbajtur sekret, por e vizitova tani që mora “Luanin e Artë” dhe është diçka frymëzuese.

Nuk kam hallin e Venecias, por që të dalë mbi ujë gjyqi i Bechetti-t dhe që qeveria ta fitojë, se është faturë e madhe për shqiptarët, nëse ka dështim dhe të shikojë të hapë sytë për gjithë proceset e tjera që janë në gjykatat evropiane, sepse janë kosto të mëdha për të gjithë shqiptarët”, deklaroi Meta.

Ai gjithashtu bëri thirrje për dialog mes palëve në mënyrë që të zgjidhet kriza politike, e vendi t’i rikthehet normalitetit.

Të fundit