Flash News

KRYESORE

Frikë nga spastrimi i politikës, kërcënimi Haradinajt: UÇK rikthehet me arrestimin e parë të ‘Speciales’

Frikë nga spastrimi i politikës, kërcënimi Haradinajt:

Deputeti i AAK-së, Daut Haradinaj, njëkohësisht vëllai i kryeministrit Ramush Haradinaj, ka bërë një kërcënim që mund të dëmtojë edhe më shumë imazhin e Kosovës në rajon dhe botë. Në një intervistë për ‘Klan Kosova’, Haradinaj foli për rikthimin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në rast të ndonjë arrestmi nga Gjykata Speciale që do të gjykojë krimet gjatë luftës së 1999.

“Instrumenti i UÇK-së do të riaktualizohet në Kosovë në momentin që nisin arrestimet nga Gjykata Speciale”, është shprehur ai, duke theksuar se iniciativa për shfuqizimin e Gjykatës Speciale nuk ishte punë korridoresh dhe konspirative, por e mirëmenduar.

Haradinaj më tej ka thënë se nuk do të ndjehej mirë nëse ndonjëri prej bashkëluftëtarëve të tij arrestohet nga kjo gjykatë.

“Nuk jam për luftë, jam qytetar i këtij vendi. Por, virtyti më i madh i imi është lufta. Jam i hapur dhe gjithmonë gati t’i përkrah bashkëluftëtarët. UÇK nuk ka bërë krime, krime ka bërë Serbia”, ka deklaruar deputeti i AAK.

Haradinaj theksoi se nuk ka hall personal sa i përket veprimit të kësaj Gjykate, pasi gjatë luftës ka humbur më shumë se 300 luftëtar.

PDK e Kadri Veselit, NISMA e Fatmir Limajt dhe AAK e Ramush Haradinajt po përgatiten të shfuqizojnë Gjykatën Speciale, e ngritur nga OKB, për shkak të frikës së një spastrimi të mundshëm politik në Kosovë. Ata kanë marrë mbështetjen e fuqishme të presidentit Hashim Thaçi, ndërkohë që edhe Lëvizja Vetëvendosje është pro shfuqizimit, e vetmja parti që ka mbajtur të njëjtin qëndrim që në 2015-ën, kur ajo miratua nga tre partitë e sipërpërmendura.

LDK e Isa Mustafës dhe ambasadrët e SHBA dhe BE kanë kundërshtuar hapur këtë vendim, duke paralajmëruar Prishtinën për pasoja serioze.

Të fundit