Flash News

KRYESORE

Frikë se vrasësi i vajzës do lirohet, humb jetën babai i Fildes Hafizit

Frikë se vrasësi i vajzës do lirohet, humb jetën babai i

Babai i gjyqtares së ndjerë Fildeze Hafizi ka ndërruar jetë një ditë më parë, pak orë pasi kishte lënë një letër në të cilën shpreh shqetësimin se vrasësi i të bijës mund të lirohet.

Benjamin Hafizi ishte shtruar në spital dy ditë pasi ka shkruar letrën pasi gjendja e tij ishte komplikuar nga semundja e cila vuante.

Kjo letër u publikua këtë të enjte në emisionin “Studio e Hapur”, te gazetares Eni Vasili. Në letër babai Bynjamin Hafiziit kërkon sensibilizimin e institucioneve. Ai ia ka drejtuar letrën Ilir Metës, Etilda Gjonajt, Xhezair Zaganjorit dhe ambasadorëve Donald Lu e Romana Vlahutin.

“Po ju drejtohem juve z.Zaganjori si kryetar i Gjykatë së Lartë të merrni në konsideratë me prioritet këtë pjesë në mënyrë të tillë që kolegji penal i Gjykatës së Lartë të shprehet brenda afatit 30 ditor të parashikuar në kodin e Procedurës Penale, në mënyrë që ky vrasës të dënohet sikurse e meriton. Ju lutem mos e bëni realitet për ne sloganin e njohur Drejtësi e Vonuar, Drejtësi e Mohuar. Po kërkojmë vetëm që drejtësia të vihet në vend të paktën kësaj rradhe. Jemi të lënduar dhe kërkojmë që drejtësia të vihet në vend”, shkruhej në letrën e z. Hafizi.

Drejt lirimit vrasësi i gjyqtares Fildes Hafizi; kjo është arsyeja

Të fundit