Flash News

KRYESORE

Frikë te Bayern Munchen, lideri i ekipit do të operohet

Frikë te Bayern Munchen, lideri i ekipit do të operohet

Frikë e madhe për Robert Lewandowskin te Bayern Munchen. Autori i 30 golave deri më tani këtë sezon po luan sezonin e tij më produktiv në karrierë dhe duket se ka nevojë të ndalet pas ndeshjes së radhës kundër Wolfsburg-ut.

Polaku ndjen dhimbje dhe drejtuesit nuk duan të rrezikojnë një problem më të madh. Trajneri Hans Dietes Flick ka folur në lidhje me dëmtimin e lojtarit gjerman dhe ka treguar se sulmuesi do të operohet.

"Lewandowski do të duhet të operohet në ijë dhe ndërhyrja do të bëhet menjëherë pas ndeshjes me Wolfsburg-un. Nuk duam të humbasim kohë. Koha e rikuperimi? Do të ketë nevojë për një pushim prej të paktën dhjetë ose katërmbëdhjetë ditësh", ka thënë Flick.

Të fundit