Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Nga Fatma Haxhialiu
Prej kohësh bluaj një shkrim të tillë dhe u ula ta shkruaja meqenëse u bënë ca si shumë budallallëqet që lexoj vërdallë.
Ka qëlluar që brenda një kohe të shkurtër të jem protagoniste dhe spektatore njëkohësisht e disa situatave të pakuptimta për vitin 2017.
Si fillim, debati im i famshëm për paragykimin e pamjes fizike të gruas dhe se është e drejta e saj të peshojë sa t’i dojë qejfi, të vishet, të lyhet e të ngjyhet, ashtu sikurse ka gjithë të drejtën e botës të qethë flokët ‘zero’, të mos vërë pikën e tualetit dhe të vishet si “cun”. Ajo që u shpërnda kudo në rrjet dhe që në 2017-ën i bëri shumë përshtypje grave (fatkeqësisht grave më së shumti) dhe burrave të këtij vendi ishte shprehja ime e famshme:
“Unë nuk martohem për bukuri!” Sepse ja që unë mendoj se vlej më shumë se një çentro tavoline dhe se ai që kam në krah më vlerëson edhe për marrëzitë e mia, e gjithë defektet që kam, jo vetëm për sytë e bukur.
Unë nuk dua të jem e bukura e burrit tim, unë dua që lidhja ime të jetë e bukur, unë respektoj në radhë të parë veten dhe pastaj veten në sytë e atij me të cilin ndaj jetën. Por ja që jemi ende larg të qenurit e vetes dhe për veten.
Në 2017-ën lexoj gra dhe vajza që rriten për burrat… se nesër do të shkojnë te dera e burrit dhe duhet të jenë të zonjat e shtëpisë, e në të njëjtën kohë të jenë dhe të zonjat në karrierë, nëna të devotshme, gra dhe dashnore në të njëjtën kohë për burrin e tyre. Gra zonja që bëjnë gjellë dhe mbajnë pastër shtëpinë, por që mbrëmja i shndërron në bisha superseksi që kënaqin çdo fantazi të burrit që kanë në krah, çdo natë… dhe pse gjithë jetën i kanë mësuar se seksi është turp dhe se ne vajzat nuk kemi të njëjtat nevoja si burrat, sepse ata janë burra!
Ehhh kjo është gruaja e ëndrrave të çdo burri, e kush nuk do e donte pranë! Por ja që nuk mund të jesh gjithçka dhe mua s’më vjen keq fare që nuk di të jap maksimumin kudo, sepse as ai që kam në krah nuk është i jashtëzakonshëm në gjithçka bën.
Pastaj, ku dreqin është shkruar që unë duhet të jem kaq perfekte në çdo aspekt të jetës sime? Mos vallë me gjininë time vijnë edhe superfuqitë? Hmmm… atëherë superfuqitë e mia i ka marrë dikush tjetër se unë njerëzore ndihem dhe plot mangësi madje.
E vetmja superfuqi që kam është e drejta të zgjedh dhe të vë prioritet karrierën ose mëmësinë, zonjën e mirë shtëpiake apo qejflien që e mban veten dhe përkujdeset për trupin në mënyrë obsesive. Ose fundja t’i bëj të gjitha aq sa mundem t’i bëj, por këtë e kam vetëm unë në dorë dhe nuk toleroj askënd të më diktojë rregullat e një jete të denjë si vajzë e grua.
Por, sapo kapërcen këtë gjellë të kripur komentesh e mendimesh, ja tek të del para një shkrim që thotë se grua lind, nuk bëhesh. Çfarë dreqin domethënë kjo?
Femër dhe mashkull janë thjesht gjini. Kur vijmë në jetë mos vallë bashkë me penisin dhe vaginën vijmë dhe me manuale përdorimi? A shkruhet gjëkundi që duhet të sillemi në një mënyrë apo në një tjetër, që të quhemi gra apo burra? Kam një lajm të keq, përgjigjia është JO! Sjelljet dhe ndarjet e detyrave i kemi bërë ne, humanët, gjatë viteve…
Ja përshembull: nëse unë pi alkool, vij era cigare, vishem si “çun”, vë këmbët në tavolinë, flas me fjalë të ndyra por kam një vaginë, çfarë jam unë në këtë rast?
Po një djalë që qan dhe është i ndjeshëm, i pëlqen të grimojë dhe është shumë më delikat se “seksi i dobët”, çfarë dreqin është?
Si ka mundësi që po shpikim makina fluturuese dhe e kemi kaq të vështirë të shikojmë njëri-tjetrin pa etiketime, pa paragjykime seksiste?
Ti je vajzë, po numërove 20 të dashur do të të quajnë kurvë, s’të merr njeri për grua, do të të duan vetëm për qejf, nuk të takon të kesh kaq shumë ego, krijo familje se të iku mosha, bëj fëmijë, ndryshe kot që Zoti të fali grua dhe po të tha një fjalë burri a ngriti dorën, ti ul kokën, gjithë burrat njëlloj janë.
Ti je djalë, provo sa më shumë vajza të dish cfarë të zgjedhësh në fund, lëre familjen se aty është, shiko karrierën, ti mund të jesh gjithçka do, mundësitë i ke, po të tha ndonjë fjalë më shumë gruaja mblidhja se aq duan, gratë të hipin në qafë.
Dhe nuk është e gjitha… Dëgjon debate televizive për ngacmime seksuale dhe shikon vajza dhe gra që nënqeshin, duke nënkuptuar se kjo është një gjë normale, se ndonjëherë janë ca që e meritojnë. Po u veshe në mënyrë sensuale, po u ekspozove ca më shumë, fundja ja ke bërë vetes, i ke dhënë të drejtën dynjasë të të fusë duart!
Të mos harrojmë që nuk vishemi për veten, por për ata që kemi përqark (sidomos burrat dhe burri shok i qenit është, nuk e mban dot veten, e ka fiziologjike).
E për ta mbyllur gjithë zallamahinë, seç më del një tjetër shkrim ku autorja që demek përdorte sarkazmën, thoshte se gruaja duhej rrahur, duke dhënë arsyet pse duhej rrahur.
Në një shoqëri kaq të dhunshme si kjo e jona, ku çdo ditë vritet një grua, ku mijëra gra janë plaçka e në më të mirën e rasteve çentro zbukurimi, në një shoqëri ku vajzat lindin me manual përdorimi , gjëja e fundit që na duhet është kjo pseudosarkazmë e shëmtuar, ndaj na i kurseni se nuk jemi gati akoma për mendje kaq të mëdha.
Një kujtesë e vogël:
Gratë janë qenie njerëzore dhe kanë të njëjtat të drejta si burrat.
Ndaj nuk kërkoj as piedestale, as hyjnizime e as idealizime të gjinisë time, kërkoj thjesht të drejta të barabarta për shkollim, karrierë, rol në familje. Kërkoj të trajtohem si qenie njerëzore dhe kaq!
Unë jam femër, sepse kështu vendosën kromozomet e mia, se çfarë dua të jem dhe të bëhem unë, këtë e vendos UNË dhe vetëm UNË. /Blitz.al
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38