Flash News

OP-ED

Front opozitar përballë “diktaturës demokratike”

Front opozitar përballë “diktaturës demokratike”

Nga Alban Daci

Edi Rama duket në kushtet më komode politike që nga Shpallja e Pavarësisë e deri më sot.

- Për inaugurimet në infrastrukturë, edhe pse ndërton pak vepra edhe nëse i ndërton keq ato ose edhe nëse i ndërton me metoda abuzuese si në çmime ashtu edhe në garë, ai është më i miri. Kështu si në kohën e "Partisë-Shtet" edhe sot konsiderohen vepra të Partisë të gjitha ato që ndërton Rama.

Nëse një ditë do të vendos nisjen e ndërtimeve të bunkerëve, mos u habisni e kjo do të konsiderohej për fat të keq krejt normale e madje e dobishme, sepse Rama është strategu më i mirë që ka njohur Kombi e madje edhe me cilësi të larta për tu konsideruar “lider global” duke pasur parasysh edhe fjalimin e tij të mbajtur në Asamblenë e Kombeve të Bashkuara.

Si Trump ashtu Macron e patën zili fjalimin e Ramës. Të gjithë, fatkeqësisht tashmë, janë të mendimit se e vetmja alternativë moniste është Rama e s'kemi ndonjë tjetër që mund t'i bëjë më mirë investimet në infrastrukturë. Madje, të gjithë janë thuajse në panik se çfarë do të ndodhë me vendin nëse një ditë Rama vendos të largohet.

Kjo lloj situate nuk ka asgjë më pak se situata e një diktaturë, ku Lideri apo Udhëheqësi është Perëndi, është “babi i Kombit” dhe është i shenjtë. Propaganda e së keqes dhe mungesa e mendimit të lirë dhe kapja e medieve të shkruara dhe vizive, tashmë ka manipuluar realitetin duke e transformuar atë vetëm në shërbim të pushtetit.

Kjo ka ndodhur edhe për shkak  të problemeve serioze që ka Opozita, qoftë si nocion, si mision apo edhe si cilësi e kapaciteteve njerëzore. Duket qartë se ka një krizë të madhe morale e politike mes nevojës për rotacion elitash dhe egoizmit për ta monopolizuar Opozitës rreth një grupi personash të konsumuar politikisht e moralisht në më shumë se 20 vite rresht. Pra, kemi një mungesë serioze alternativash e mbi të gjithash kemi një presion të madh për të mos lejuar asnjë lloj iniciative apo alternative të re për një politik të re.

Shqipëria ndodhet në një situatë më të vështirë dhe me të rrezikshme edhe në rastet e regjimeve të qarta diktatoriale. Situata aktuale në Shqipëri është “Demokraci diktatoriale”, sepse ne termin demokraci dhe nën hijen e lojës së mekanizmave demokratik po instalohet dhe po monopolizohet Diktatura. Madje, duhet të kemi kurajën që demokraci shqiptare ta quajmë “Demokraci mafioze”.

Pse, them kështu, sepse i gjithë populli është në “oferta” për shkak të frikës nda pushtetit e kapjes së pushtetit nga forma të ndryshme të inkrimunara e po ashtu edhe vetë Pushteti është thuajse në simbiozë e sintoni të plotë me format e ndryshme të krimit të organizuar.

Në Shqipëri kemi një formë moderne diktature  dhe e dini pse?

Sepse në Shqipëri aktualisht nuk ka asnjë lloj forme opozite, në asnjë lloj forme vendimmarrje. Nëse, edhe në kohën e Regjimit kishte "elemente armiqësor",  sot, Rama është krejt i vetëm dhe pa asnjë kundërshtar.

- Po ashtu me mekanizma demokratik dhe në pamje të parë në mënyrë "demokratike" të gjitha pushtetet janë në duart e një personi të vetëm.

- Në Rusi, opozita likuidohet.  Në Shqipëri kemi dy:

  1. Njërën që është rrugëve e cila jo vetëm që është e përjashtuar nga mekanizmat e pushtetit politik cdo ditë e më shumë po rrezikon të përjashtohet edhe nga mundësia e pushtetit të përfaqësimit të sovranit e kjo lidhet edhe me faktin se në zgjedhjet e fundit nuk morën pjesë në zgjedhje e kjo çoj në realizimin e zgjedhjeve moniste.
  2. Po ashtu kemi një Opozitë tjetër e pështire, e shtirur e komanduar, që voton duke legjitimuar iniciativat e Ramës.

Ky regjim ka nevojë për opozite:

  1. Intelektuale
  2. Politike
  3. Ekonomike
  4. Mediatike
  5. Kulturore
  6. Sociale

Duhet një "Front Opozitare" shumë dimensional. Nuk mundet Rama me karavidhet ne krye te partive pa asnjë anëtar. Disa parti opozitare nuk kanë më as elektorat, por as legjitimitet për të përfaqësuar të renë dhe ndryshimin e kjo lidhet me faktin se ato kanë marrë pjesë në të gjitha qeveritë si Majtas e Djathtas e po ashtu mund të themi me bindje se koha e tyre ka perënduar. Këtyre lloj "kryetarëve" të partive pa elektorat  dhe të politikës pa ideal apo ideologji askush nuk i privon në të drejtën e tyre për të bërë politike, por, për këta Edi Rama është edhe 100 vjet të tjera në Pushtet.

Zgjidhja e kësaj situate të nderë politike në vend ka dy opsione:

  1. Rihapja serioze e PD-së për elementë të rinj, më një proces transparent, demokratik e të bazuar vetëm në meritokraci. Përjashtimin e elementit të trashëgimisë së vendeve parlamentare nga i "Ati” tek “i biri/e bija".
  2. Nëse kjo nuk ndodh, shqiptarët e ndershëm që janë në opozitë me këtë regjim duhet të mendojnë seriozisht, që të krijojnë një forcë të re politike dhe të sjellin frymë të re politike dhe zgjidhje të reja institucionale, sipas një model të ri politik.

Të fundit