Flash News
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
Si e toleroi Ceno Klosi kompaninë e inceneratorëve, negociatat e dyshimta për miliona euro
Flet Abazoviç: Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE
Pas arrestimit të Berberit, Rama emëron drejtorin e ri të Autoritetit Rrugor Shqiptar
Përfshihet në flakë një apartament te bulevardi ‘Zogu i Parë’ në Tiranë
Kreu i LZHK, Dashamir Shehi ka komentuar angazhimin e përbashkët të opozitës për të protestuar kundër qeverisë Rama dhe situatës në të cilën ndodhet vendi. Në rubrikën “Opinion” në “News24”, Shehu thotë se angazhimi i përbashkët i PD me LSI vjen në kuadër të situatës politike, ekonomike dhe sociale në vend. Nga ana tjetër ai thotë se ky është një veprim i përbashkët në kuadër të protestave morale, dhe jo bashkëpunim politik.
Sipas Shehut, bashkimi i PD me LSI rrezikon të shkaktojë humbje të votave për PD-në.
“Ne tani do të dalim në protesta kundër shtetit të korruptuar. Do të protestoj kundër shkeljes së Kushtetutës. Por edhe PD vetë duhet të bëjë “mea culpa”. Funksioni PD shkon përtej alternimit të pushtetit. Bashkimi me LSI na sjell humbjen e disa votave. Qëndrimin tonë ndaj LSI ne ia kemi shprehur edhe kreut të PD-së, Lulzim Basha. Dhe kemi marr përgjigjen që ne tashmë si opozitë do t’i kundërvihemi qeverisë së krimit. Por padyshim që PD ka qëndrimin e saj, dhe duhet të ketë parimet e saj.
Ne nuk kemi nevojë për numra. Pasi opozita gjithë bashkë nuk është se bën shumicën me numrat. Por kjo është një protestë morale. Ne i ofrojmë qytetarëve të Shqipërisë solidaritetin kundër situatës në të cilën ndodhet vendi. Kemi besim se qytetarët shqiptarë do të na bashkohen në protesta”, u shpreh Dashamir Shehi.