Flash News

KRYESORE

Frrokaj si Veliaj, vendos taksë për arsimin

Që prej këtij muaji familjarët dhe bizneset në Lezhë do të paguajnë një taksë të përkohshme për infrastrukturën arsimore. Taksa e re mori miratimin e këshillit Bashkiak të Lezhës në mbledhjen e parë për vitin 2018, ku me shumicë votash kaloi paketa fiskale dhe buxheti me vlerë 11 miliard lekë.

Kryetari Fran Frrokaj, theksoi se për taksën e re është ndjekur modeli i Bashkisë Tiranë, ndërsa vendimi parashikon që prindërit nuk do të paguajnë më për roje apo sanitare.

Mbledhja nisi me një minutë heshtje në përkujtim të këshilltarit Aleksandër Ndoka, i cili u vra pak kohë me parë në një atentat me armë zjarri, në afërsi të banesës së tij.

“Ndryshe nga herët e tjera duhet të them me keqardhje të thellë se na mungon shoku dhe kolegu ynë Aleksandër Noka. I përjetshëm qoftë kujtimi i tij", u shpreh Kristian Gjidodaj, raporton Ora News. Vendin e Ndokës në Këshillin Bashkiak të Lezhës e mori Nikoleta Kola nën siglën e Partisë Rruga e Lirisë.

Të fundit