Flash News

KRYESORE

Fruthi përhapet në Shqipëri, 15 raste në dy javë

Fruthi përhapet në Shqipëri, 15 raste në dy javë

Fruthi është përhapur në Shqipëri brenda pak ditësh këtë janar. Sipas Institutit të Shëndetit Publik në 15 ditët e para të janarit janë konfirmuar 15 raste me fruth.

Instituti i Shëndetit Publik sqaron se "Nga rastet e konfirmuara në laboratorin e këtij institucioni, pjesa më e madhe e rasteve i përkasin grupmoshës nën 2 vjeç".

ISHP i bën thirrje të gjithë prindërve të vaksinojnë fëmijët e tyre, sipas Kalendarit Bazë të Vaksinimit, sepse është mbrojtja më e mirë për parandaluar fruthin si dhe për të ulur komplikacionet që vijnë prej tij.

"Për shkak se kjo periudhë e vitit sjell rritjen e rasteve të infeksioneve respiratore dhe gripit, bëhet akoma më e rëndësishmë vaksinimi i fëmijëve për të parandaluar përhapjen e fruthit", informon ISHP.

Masat e ndërrmara nga ISHP për mbrojtjen nga epidemia e Fruthit:

-       Izolimi në pavione të caktuara (në pediatri dhe tek të rriturit) dhe vetëizolimi për rastet ambulatore.

-       Masa standarte të kontrollit të infeksionit dhe të transmetitmit ajror.

-       Përdorim i maskave nga personeli dhe pacientët kur shkojnë në ekzaminime.

-       Vaksinim i personelit.

-       Monitorim i gjendjes mbrojtëse të personelit ndaj Fruthit.

-       Vaksinim brenda 72 orëve i kontakteve.

-       Vendosja e survejancës aktive në nivel kombëtar.

-       Trajnime me pjesëmarrjen e mjekëve të institucioneve parashkollore dhe shkollore si dhe mjekëve të familjes.

Organizata Botërore e Shëndetësisë rekomandon vaksinimin e të gjithë fëmijëve si dhe të rriturve që janë në rrezik për t’u infektuar, për të cilët kryerja e vaksinës së fruthit nuk është e kundërindikuar.

Të fundit