Flash News

KRYESORE

Frymëzoi gjithë botën për luften e saj me kancerin, ndërron jetë modelja braziliane

Modelja braziliane, Nara Almeida, frymëzoi shumë njerëz në gjithë botën për luftën e saj ndaj kancerit. Ajo ishte diagnostikuar me kancer në stomak dhe në profilin e saj në Instagram publikonte gjatë gjithë kohës momente e statuse nga trajtimi i saj.

Por, Almeida e ka humbur luftën kundër kancerit, pasi ka ndërruar jetë. Lajmin e ka dhënë i dashuri saj:

“Për fat të keq Nara vdiq natën e kaluar, pas luftës së gjatë kam dashur ta kem atë përgjithmonë, por ajo meritonte të pushonte.”

Almeida u diagnostikua me kancer të stomakut më 8 gusht 2017 dhe postoi foto dhe video nga çdo fazë e trajtimit të saj, por në fund fatkeqësisht e humbi luftën.

Të fundit