All - Scripts - 4
All - Scripts - 5

Flash News

Desktop - General - 1

KRYESORE

Fshati që u shit për një “copë bukë”

Fshati që u shit për një “copë bukë”
All - Paragraf - 1

Çdokush do ëndërronte të kishte një fshat vetëm për vete. Tashmë është një pronar anonom që ka në pronësi fshatin Alwine. Ky është një fshat i vogël në zonën rurale të Brandenburgut, dy orë larg Berlinit dhe i vendosur në Gjermaninë Lindore u shit për 160 mijë euro.

All - Paragraf - 3

Këshilli lokal i i qytezës Uebigau-wahrebruck e hodhi në ankand dhe pranoi ofertën më të mirë, që ishte 160 mijë euro për të blerë 16 mijë metër/katrorë sipërfaqe në të cilën është ngritur fshati.

Këshilli thotë se ishte i detyruar që ta merrte këtë vendim për shkak se 15 rezidentët e moshuar që kishin mbetur ende në këtë fshat e kishin të pamundur që të mirëmbanin ndërtesat e tjera dhe infrastrukturën e rrugore.

Blerësi mbetet anonim, por autoritetet shpresojnë që përmes kësaj shitjeje t’i japin një tjetër hov turizmit në këtë fshat piktoresk, i themeluar në shekullin e 19-të si bazë për minatorët e minierave pranë. Pas Luftës së Dytë Botërore ishte pjesë e Gjermanisë Lindore dhe ashtu si shumë prona të tjera u shtetëzua.

Të fundit