Flash News

KRYESORE

Fshatrat e Bulqizës të izoluar, banorët apel për ndihmë

Fshatrat e Bulqizës të izoluar, banorët apel për ndihmë

Për shkak të reshjeve të dendura, disa fshatra të Bulëizës janë izoluar. Banorët thonë për Ora Neës se iu duhet që disa rrugë t’i përshkojnë në këmbë, pasi lëvizja me automjete është e pamundur.

Ulja e ndjeshme e temperaturave vijon të mbajë mbërthyer fshatrat e Bulqizës Banorët kërkojnë ndihmën e pushtetit vendor për hapjen e rrugëve.

"Nuk lëvizet këtu, akull krejt rruga. Vij nga jashtë krejt rruga mirë, sa hyn në doganë si me hy, nuk e di çfarë të them. Nuk kalohet, e sheh dhe vetë si është rruga. Me zor, me zinxhirë. A punon ky shtet apo jo"?

"Janë bllokuar rrugët prej akullit, unë ec në këmbë".

Nënprefekti i Bulqizës, Avni Muliu, tha se problem mbeten fshatrat Tërnovë e Madhe dhe e Vogël, të cilët janë të izoluar totalisht. Në këto fshatra, trashësia e dëborës shkon në 40 centimetra.

“Aty bëhen rreth 115 shtëpi, rreth 200 e ca banorë. Po merremi me menaxhimin e situatës. Është një urdhër i Ministres së Mbrojtjes që e ka çuar për përballimin e emergjencave”.

Në Bashkinë e Dibrës të izoluar kanë mbetur fshatrat e njësive Lurë e Selishtë.

Temperaturat në Bulqizë kanë shkuar deri në -13 gradë, duke shkaktuar dhe ngrirjen e ujit e tubacioneve në disa zona.

Të fundit