Flash News

KRYESORE

Fshehja e pasurisë, dosja e Doshit mbërrin tek Krimet e Rënda

Fshehja e pasurisë, dosja e Doshit mbërrin tek Krimet e Rënda

Gjykata për Krimet e Rënda merr në dorë dosjen penale me të pandehur deputetin Tom Doshi. Në këtë procedim penal anëtari i Kuendit akuzohet për “refuzim për deklarim, mosdeklarim, fshehja ose deklarimi i rreme i pasurisë”.

 

Dosja në fjalë është regjistruar ditët e fundit tek Krimet e Rënda, ku pritet të shqyrtohet nga një trupë e kryesuar nga gjyqtarja Liljana Baku. Ky procedim u zhvendos në këtë gjykatë nga Gjykata e Lartë, e cila në nëntor 2017 shpalli moskompetencë.

 

Sipas prokurorisë, deputeti Tom Doshi nuk ka deklaruar disa transaksione financiare të kryer prej tij në harkun kohor 2005-2017./abcnews.al

Të fundit