Flash News

KRYESORE

“Fshehu aksidentin ku u implikua djali i kryebashkiakut të Kurbinit!”, Ndreu duke nënqeshur: Lajthitje!

“Fshehu aksidentin ku u implikua djali i kryebashkiakut të

Deputeti socialist Pjerin Ndeu e ka konsideruar “lajthitje” të ish-kryeministrit Sali Berisha akuzën për fshehje të aksidentit ku u implikua djali i kryebashkiakut të Krubinit.

Ndeu u shpreh në emisionin “Kjo Javë” se për këtë aksident askush nuk e ka marrë në telefon, ndryshe nga ç'thotë Berisha.

Artur Bardhin sot e kam parë pas një viti. Se kam idenë fare nëse ka ndodhur një aksident i tillë.  Qytetari dixhital bashkë me plakun dixhital ka luajtur mendsh. As kam marr njeri në telefon as më ka marrë njeri në telefon se ka ndodhur aksidenti. Ka luajtur mend dikush dhe nisin e flasin. Më kanë thënë edhe djali merret me prostitucion, po ai ishte me të fejuarën e vet. Se merret një sms e nxiret menjëherë, se qytetari dixhital bashkë me plakun dixhital kanë luajtur mendsh. S’ka kuptim. Se ka impakt publik, ka shumë njerëz që e besojnë. Është instaluar një klimë dezinformacioni, po s’ka kuptim kjo”- u shpreh Ndreu.

Të fundit