Flash News
Si e toleroi Ceno Klosi kompaninë e inceneratorëve, negociatat e dyshimta për miliona euro
Flet Abazoviç: Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE
Pas arrestimit të Berberit, Rama emëron drejtorin e ri të Autoritetit Rrugor Shqiptar
Përfshihet në flakë një apartament te bulevardi ‘Zogu i Parë’ në Tiranë
Berisha: Ishim opozita e parë që kërkuam anëtarësimin në NATO pas rënies së komunizmit
“Fshehu aksidentin ku u implikua djali i kryebashkiakut të Kurbinit!”, Ndreu duke nënqeshur: Lajthitje!
Deputeti socialist Pjerin Ndeu e ka konsideruar “lajthitje” të ish-kryeministrit Sali Berisha akuzën për fshehje të aksidentit ku u implikua djali i kryebashkiakut të Krubinit.
Ndeu u shpreh në emisionin “Kjo Javë” se për këtë aksident askush nuk e ka marrë në telefon, ndryshe nga ç'thotë Berisha.
“Artur Bardhin sot e kam parë pas një viti. Se kam idenë fare nëse ka ndodhur një aksident i tillë. Qytetari dixhital bashkë me plakun dixhital ka luajtur mendsh. As kam marr njeri në telefon as më ka marrë njeri në telefon se ka ndodhur aksidenti. Ka luajtur mend dikush dhe nisin e flasin. Më kanë thënë edhe djali merret me prostitucion, po ai ishte me të fejuarën e vet. Se merret një sms e nxiret menjëherë, se qytetari dixhital bashkë me plakun dixhital kanë luajtur mendsh. S’ka kuptim. Se ka impakt publik, ka shumë njerëz që e besojnë. Është instaluar një klimë dezinformacioni, po s’ka kuptim kjo”- u shpreh Ndreu.