Flash News

KRYESORE

“Fshehu dënimin”, KQZ mblidhet sot për Agim Kajmakun, vendos për mandatin e kryebashkiakut të Vorës

Ashtu siç ishte parashikuar, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka nisur mbledhjen për çështjen e kreut të bashkisë së Vorës, Agim Kajmaku.

KQZ po shqyrton  gjetjet dhe verifikimet e prokurorisë për Kajmakun dhe pritet të vendosë për mandatin e tij.

Vetë ai si subjekt nuk është i pranishëm në mbledhje, por është përfaqësuar nga avokati Isuf Shehu. Ky i fundit tha se “verifikimet janë të paplota dhe të gabuara, si dhe është cenuar integriteti i figurës së Kajmakut”.

Kujtojmë se ka qenë Partia Demokratike ajo e cila denoncoi kryebashkiakun e dalë nga zgjedhjet e 30 qershorit se ka qenë më parë i arrestuar në Greqi për falsifikim parash, por me identitet tjerë, Jorgo Toto. Po ashtu sipas PD, ky fakt nuk është deklaruar në formularin e dekriminalizimit.

Pak ditë më parë, Prokuroria ka konfirmuar se pas verifikimit të shenjave të gishtave personi Jorgo Toto dhe Kajmaku është i njëjti person.

Fillimisht Kajmaku i mohoi akuzat, por pas reagimit të organit të akuzës ai u justifikua se nuk ka qenë në dijeni të këtij dënimi.

Të fundit