Flash News

KRYESORE

'Fshehu shkarkimin më 1997-ën', gjyqtari Luan Daci del sot para SPAK

'Fshehu shkarkimin më 1997-ën', gjyqtari Luan Daci del sot

Gjyqtari i KPA Luan Daci, do të paraqitet sot pranë Strukturës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krímit të Organizuar (SPAK) në orën 13:30.

Ai do të merret në pyetje në cilësinë e të pandehurit me akuzën për falsifikim dokumentesh.

Në këtë seancë pritet të vendoset nëse çështja do të kalojë për gjykim, do të pushohet apo do t’i kthehet pas prokurorisë për veprime të tjera hetimore.

Kujtojmë se në qershor SPAK bëri rekurs kundër vendimit të Apelit të GJKKO-së në Gjykatën e Lartë, duke kërkuar pezullimin e gjyqtarit të KPA-së, Luan Daci.

Më herët, Gjykata e Posaçme e Apelit kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar vendosi të ndryshojë vendimin e Gjykatës Kundër Korrupsionit dhe Krimit dhe ta rikthejë në detyrë anëtarin e KPA, Luan Dacin, pas akuzës për falsifikimit të dokumenteve dhe deklarim të rremë.

Ai u pezullua nga detyra e anëtarit të KPA pasi po hetohej nga SPAK pas kallëzimit se kishte fshehur faktin se ishte shkarkuar nga detyra e gjyqtarit më 1997. Gjykata e Posaçme vendosi pezullimin nga detyra të Luan Dacit, më 24 maj, duke konfirmuar vendimin e datës 20 maj, të SPAK-ut.

Të fundit