Flash News

KRYESORE

‘Fshesa’ në Ministrinë e Jashtme, ish-konsulli në Romë: Nuk më baltosni dot, ndërgjegja ime është e pastër

‘Fshesa’ në Ministrinë e Jashtme, ish-konsulli në

Konsulli i nderit të Shqipërisë në Itali, Edmond Kumaraku ishte pjesë e ‘listës së zezë' të shkarkimeve nga Ministria e Jashtme, së bashku me 19 diplomatë të tjerë. Vendimi është komentuar edhe nga vetë Kumaraku, që në një postim në ‘Facebook’, pasi falenderon qeverinë shqiptare, ambasadën, kolegët shton se integriteti i tij nuk mund të cenohet nga askush.

“Falenderoj emigracionin shqiptar në Itali, i cili u has me mua në probleme të tijat praktike konsullore. Kam bërë më të mirën në ndihmën e tyre pa orar, ditën e natën kur ka qenë nevoja, sipas ligjit e ndërgjegjes, për t’iu gjendur pranë në çdo nevojë shërbimesh dhe kërkoj ndjesë nëse ndonjëherë s’kam mundur të jap atë që ligji nuk e lejonte. Si meritë e punës së të gjithëve ne, shërbimet konsullore ndaj qytetarëvë shqiptarë – detyrim i yni – po njohin dinamicitet. Ka qenë përgjegjësi, angazhim dhe sigurisht kënaqësi të bashkëpunoja me secilin prej jush, pjesë e hallkës së rëndësishme të shtetit shqiptar në lidhje me diasporën.

Mbetem i vendosur për të mos u prekur nga çdo lloj balte dhe e kam ndëgjegjen të pastër, atë të një shërbëtori të së mirës publike. Puna jonë për emigracionin duhet të vazhdojë me ritëm, cilësi e produkte konkrete për gjithçka na është besuar”, sqaron ai, që duket se nuk e ka pritur aq mirë mënyrën e largimit nga ministri Cakaj.

Të fundit