Flash News

KRYESORE

“Fshesë” në Sektorin Rinia, lirohen rreth 6000 m2 plazh në bregdetin e Durrësit

“Fshesë” në Sektorin Rinia, lirohen rreth 6000 m2 plazh

Një sipërfaqe prej 6000 m2 plazh i zaptuar në mënyrë të paligjshme është liruar në sajë të operacionit ‘Plazh i lirë’ në Durrës.

Aksioni u fokusua në Sektorin Rinia, si dhe u proceduan penalisht dy persona.

“Lirohen rreth 6000 m2 plazh i zaptuar në mënyrë të paligjshme, si dhe sekuestrohen rreth 1000 çadra e shezlongë.

Procedohen  penalisht 2 shtetas për veprat penale "Fshehja e të ardhurave",  "Mospagimi i  taksave dhe tatimeve" dhe "Pushtimi i tokës".

Policia e Durrësit  në bashkëpunimin me Task-Forcën e ngritur nga Prefekti i Qarkut Durrës kanë vijuar operacionin  për  lirimin e hapësirave publike duke  vënë ne dispozicion të pushuesve rreth 6000 m2 plazh, pronë publike e zaptuar në mënyrë të kundërligjshme.

Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës kanë proceduar penalisht  shtetasit: Gj.K., dhe B.Sh., pasi nga kontrolli i ushtruar në plazhin  në Sektorin Rinia, u konstatua se këta shtetas kishin zënë me çadra plazhi hapësirat publike në bregun e detit pa leje nga organet përkatëse dhe të pa pajisur me kasë fiskale”, njofton policia.

Të fundit