Flash News

KRYESORE

FSHF bllokon futbollin, merr vendimin e fundit për aktivitetet sportive

FSHF bllokon futbollin, merr vendimin e fundit për aktivitetet sportive

Federata Shqiptare e Futbollit ka vendosur që të shtyjë ndeshjet e radhë të Superiores. Vendi është paralizuar dhe nuk do të ketë futboll në javën në vazhdim.

Njoftimi i FSHF-së:

Federata Shqiptare e Futbollit dëshiron të njoftojë të gjithë opinionin publik, klubet, tifozët, se për shkak të gjendjes së jashtëzakonshme që është krijuar pas tërmetit që ka goditur vendin tonë ditën e sotme, i gjithë aktiviteti futbollistik për këtë javë është ndërprerë.

Sytë dhe zemrat tona janë pranë familjeve që kanë humbur të dashurit e tyre dhe solidarizohemi me të lënduarit nga kjo ditë e vështirë. Sektori Garave në FSHF do të njoftojë në ditët në vazhdim datat e reja për këtë javë të spostuar.

Të fundit