Flash News

KRYESORE

FSHF e zyrtarizon, ky është zv/trajneri i ri i Kombëtares Shqiptare

FSHF e zyrtarizon, ky është zv/trajneri i ri i Kombëtares

FSHF ka zyrtarizuar Marco Cassettin me detyrën e zv.trajnerit të ekipit kombëtar të futbollit.

Trajneri i përfaqësueses Christian Panucci ka zgjedhur të afrojë si ndihmës në stafin e tij, në vend të Paolo Rodolfit, pikërisht Marco Cassettin, e datëlindjes 29 maj 1977.

Cassetti ka lindur në Breshia dhe ka qenë lojtar i ekipit kombëtar në periudhën 2005-2008.

Gjatë karrierës së tij ai është aktivizuar me skuadra si: Roma, Verona, Udinese, Lecce, apo edhe Uatford.

Tashmë ai është përzgjedhur nga Panucci në pozicionin e ndihmës trajnerit.

Ndërkaq, Paolo Rodolfi, ndihmësi i deritanishëm i trajnerit do të vazhdojë të jetë në stafin e skuadrës kombëtare si observator për skuadrën dhe vetë teknikun.

Të fundit