Flash News
Si e toleroi Ceno Klosi kompaninë e inceneratorëve, negociatat e dyshimta për miliona euro
Flet Abazoviç: Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE
Pas arrestimit të Berberit, Rama emëron drejtorin e ri të Autoritetit Rrugor Shqiptar
Përfshihet në flakë një apartament te bulevardi ‘Zogu i Parë’ në Tiranë
Berisha: Ishim opozita e parë që kërkuam anëtarësimin në NATO pas rënies së komunizmit
FSHF favore Skënderbeut: Dosja e UEFA-s ka anomali; ne e kemi marrë një herë vendimin
Pavarësisht vendimit të UEFA-s për ta përjashtuar Skënderbeun 10 vite nga kompeticionet evropiane, Federatës Shqiptare të Futbollit nuk i intereson vendimi i institucionit kryesor të futbollit evropian. Sekretari i Përgjithshëm i Federatës, Ilir Shulku ka ‘shpëtuar’ skuadrën korçare nga rrëzimi nga Superliga, duke theksuar se vendimi për këtë çështje është marrë një herë, kur i hoqën titullin kampion.
I ftuar në emisionin “Zona Gol”, në ‘SuperSport’, Shulku tha se kjo çështje është midis Skënderbeut dhe UEFA-s, duke shtuar se dosja kundër skuadrës shqiptare ka anomali dhe se vendimi nuk është i duhuri.
Ai hoqi çdo përgjegjësi nga vetja kur tha se FSHF nuk ka kapacitete për të hetuar trukimin e ndeshjeve.
Për dënimin e rëndë të dhënë nga UEFA për Skënderbeun, Shulku këmbëguli se duhen pritur vendimet e të gjitha shkallëve të drejtësisë sportive.
“Pavarësisht vendimit që ka marrë UEFA, të gjithë jemi të vetëdijshëm që nuk është marrë në bazë të një dosjeje të plotësuar, ka shumë anomali. Nuk ishte Skënderbeu ekipi për t’u dënuar në këtë masë. Çështja është në gjykim dhe do të apelohet, duhet të presim KAS-in. Vendimi mund të jetë ndryshe. Nuk mund të flasim me “nëse”. FSHF ka bashkëpunuar me UEFA-n për disa ndeshje që na kanë ardhur dhe i kemi dërguar në Prokurori. FSHF nuk ka mundësi reale për të hetuar një ndeshje, sepse nuk jemi në kushte për ta bërë këtë. Për Skënderbeun UEFA nuk na ka sjellë raporte me hetime të detajuara. Kjo është një çështje e Skënderbeut dhe jo e FSHF-së. I jemi përgjigjur UEFA-s me ato që kemi patur në dispozicion. Para disa vitesh erdhën inspektorët e UEFA-s në Shqipëri, patën takim me Prokurorinë për hetimin e ndeshjeve të trukuara. Dy prokurorët tanë shkuan në UEFA. Bashkëpunim ka patur. UEFA çështjet apo ndeshjet që mendon se janë trukuara i ka dërguar në Prokurori”, ka deklaruar Shulku.
Më tej, ai ka shtuar: “Dënimi i Skënderbeut është 10 vite radhazi, jo 10 pjesëmarrje. Dënimi i parë ishte administrativ, ky është disiplinor. Federata e ka marrë një vendim për Skënderbeun, i ka hequr titullin kampion dhe 12 pikë nga klasifikimi. FSHF ka marrë vendim për dyshimet në kampionatin shqiptar jo për ndeshjet në Europa League. Kampionati vijon normalisht, por Skënderbeu nuk merr pjesë në Champions.”