Flash News

KRYESORE

FSHF i mban tifozët larg Kombëtares, stadiumi mbetet bosh

Stadiumi ‘Elbasan Arena’ është pothuajse bosh në ndeshjen që Kombëtarja Shqiptare po luan kundër Lihtenshejnit. Interesi i pakët i tifozëve nuk ka ardhur vetëm për shkak se kuq e zinjtë janë përballë një kundërshtari modest, por edhe prej çmimit të lartë të biletave që Federata Shqiptare e Futbollit vendosi për këtë ndeshje.

Një biletë në tribunat pas porte kushtonte 8 mijë lekë të vjetra, ndërsa ato në tribunat anësore 12 mijë lekë të vjetra, tre mijë lekë më pak se çmimi i biletës Shqipëri-Portugali, e vlefshme për eleminatoret e Europianit.

Publikohet formacioni i Shqipërisë, këta janë lojtarët që do zbresin pas pak në fushë kundër Lihtenshtejnit

Të fundit