Flash News

KRYESORE

FSHF me dorë të hekurt, nuk toleron më asnjë klub

FSHF me dorë të hekurt, nuk toleron më asnjë klub

FSHF ka nisur licencimet për klubet shqiptare në sezonin e ri. Federata nuk do të mbyllë më sytë për të pranuar në kampionat ekipet që nuk përmbushin kriteret. Procesi i licencimit për klubet ka nisur që tani dhe afati i fundit është data 31 mars 2020.

Postimi i FSHF-së: “Sektori i Licencimit në Federatën Shqiptare të Futbollit njofton të gjithë klubet dhe opinionin publik se ka filluar procesi i licencimit të klubeve shqiptare për një licencë në kompeticionet e FSHF-së dhe UEFA-s për sezonin e ardhshëm 2020-2021. Ky proces do të përfundojë më 31 Mars 2020, sipas afateve të vendosura nga UEFA.

Gjatë kësaj periudhe klubet aplikante për licencë duhet të paraqesin në sektorin e Licencimit në FSHF të gjithë dokumentacionin e kërkuar për të përmbushur pesë kriteret që kërkohen për të përmbyllur këtë proces.

Duke filluar me kriterin sportiv, atë infrastrukturor, administrativ, ligjor dhe kriterin financiar, i cili është edhe kriteri me peshë specifike (dhe rëndësinë më të madhe) në raport me kriteret e tjerë. Të gjithë përfaqësuesit e klubeve janë ftuar të marrin pjesë në seminarin që organizohet më datë 12 Dhjetor 2019 nga Federata Shqiptare e Futbollit“, - shkruhet në deklaratë.

Të fundit