Flash News

KRYESORE

FSHF zbardh vendimin për dënimin e Skënderbeut: Faktet nuk i garantojmë dot, na mjaftojnë bastet

FSHF zbardh vendimin për dënimin e Skënderbeut: Faktet nuk i

Më në fund Federata Shqiptare e Futbollit ka publikuar sot vendimin e plotë të detajuar për dënimin e Skënderbeut nga Komisioni i Etikës. Ajo që bie në sy në këtë vendim, është fakti se janë marrë për provë ndeshje të cilat korçaret i kanë fituar. Por çuditërisht, nuk është marrë asnjë masë ndaj ekipeve humbëse, të cilat janë protagonistet e zakonshme në rastet e manipulimit të takimeve.

“Duke parë  se  hetimi penal po vijonte ngadalë dhe  pasi u analizua natyra disiplinore/etike  e  shkeljes që nuk ka domosdoshmërisht lidhje me aspektin penal të veprës, thuhet në vendimin e dalë nga FSHF, Komisioni vendosi të rifillojë hetimin duke marrë në shqyrtim të gjitha raportet e paraqitura nga BFDS së bashku me pamjet filmike shoqëruese.

Nga  raportet  e  BFDS,  rezulton  se  rezultati  i  ndeshjeve  të  raportuara  ka  qenë  i  manipuluar  për  qëllime bastesh  dhe  se  lojtarët  (bast  vënësit)  kishin  dijeni  paraprakisht  për  rezultatin.  Nuancat  e  basteve  të  luajtura  për  ndeshjet  e  Skënderbeut  rezultojnë  tejet  të  dyshimta  pasi  lojtarët  (bast  vënësin)  shfaqnin kurdoherë një besim të tepruar në bastet e luajtura.

Analiza e basteve ne këto raporte është kryer duke analizuar te dhënat e basteve nga një data bazë me  mbi  400  bookmakers ne  te  gjithë  boten.  Kjo  p ërfshin  bastet  përpara  ndeshjes,  bastet  live  dhe  bastet  alternative.  Gjetjet  e  këtyre  raporteve  janë  rezultat  i  hetimit  te  stërzgjatur  dhe  analizës  se  faktorëve  sportiv relevant qe rrethojnë ndeshjen si para fillimit ashtu edhe gjate zhvillimit te saj.

Çdo informacion apo lajm nga tregjet e basteve qe ndodhet ne këto raporte, është marre nga burime private  dhe/ose burime lajmesh te jashtme. Ndonëse saktësia faktike e këtyre burimeve nuk mund te garantohet, te gjitha kontrollet e arsyeshme janë kryer ne mënyre qe te sigurohet gara ncia e kredibilitetit te jete maksimale.

Gjykata e Arbitrazhit Sportiv CAS ka arritur në konkluzionin se raportet e UEFA BFDS janë të besueshme  dhe  në  vetvete  mjaftojnë  për  ta  quajtur  një  klub  apo  lojtar  si  të  përfshirë  në  aktivitete  trukimesh me  qëllime  përfitimi”.  Më poshtë janë renditur dhe analizuar gjashët ndeshjet që ka trukuar ekipi i Skënderbeut:

 

KF Elbasani vs. Skënderbeu 1:4 (25.01.2015) “Kategoria Superiore”

Skënderbeu vs. KS Flamurtari 3:1 (18.02.2015) “Kupa e Shqipërisë”

Skënderbeu vs. KF Tirana 2:1 (21.09.2015) “Kategoria Superiore”

Skënderbeu vs. Tërbuni Pukë 4:0 (22.11.2015) “Kategoria Superiore”

Skënderbeu vs. Vllaznia 2:1 (17.02.2016) “Kupa e Shqipërisë”

Skënderbeu vs. KF Laçi 2:1 (20.04.2016) “Kupa e Shqipërisë”

 

 

 

 

Të fundit