FSHF zyrtarizon miqësoren, sfida zhvillohet në Itali!

Shqipëria do të luajë një miqësore kundër Sllovenisë në 2020. Skuadra kuqezi do të ndeshet me ekipin ballkanik në Itali. Trajneri Edy Reja pritet të rinovojë dhe të vazhdojë punën me ekipin tonë kombëtar.

Takimi ndërmjet Shqipërisë dhe Sllovenisë do të luhet më 30 mars në stadiumin e Udineses. “Skuadra kombëtare e futbollit, e drejtuar nga trajneri Edoardo Reja, do të zhvillojë një ndeshje miqësore me Slloveninë, në datën 30 mars 2020.

“Federata Shqiptare e Futbollit është dakordësuar me homologët e Sllovenisë, që sfida të zhvillohet në fushë neutrale. Kjo miqësore do të zhvillohet në Itali, pikërisht në stadiumin e Udinese, “Dacia Arena”, ora 20:45. Detajet e biletave dhe pikave të shitjes për të gjithë sportdashësit kuqezinj do të komunikohen në ditët në vijim”.