Flash News

KRYESORE

Fshihet nga Rama, mesazhi Altin Bashës: Teatri është pasuri publike. Të rikonstruktohet

Kryeministri Edi Rama publikoi sot një mesazh të regjizorit Altin Basha, ku ai shprehet se është pro shembjes së Teatrit Kombëtar. Rama shkruan se si shumica dërrmuese e artistëve, edhe Basha mbështet shembjen e “gërmadhës ekzistuese”, siç e quan ai Teatrin Kombëtar.

“Regjizori Altin Basha, një ndër emrat më të spikatur të gjeneratës së re të krijuesve të skenës, mbështet njësoj si shumica dërrmuese e komunitetit teatror shqiptar, ndërtimin e Teatrit të Ri Kombëtar dhe shembjen e gërmadhës ekzistuese”, shkruan Rama në një postim në Facebook.

Megjithatë, kryeministri duket se harron se një vit më parë, ekzaktësisht më 15 qershor 2018, Basha ishte kundër prishjes së godinës, të cilën e quante si pasuri kombëtare, madje hidhte edhe akuza ndaj kryeministrit.

“Pse këta njerëz dalin në oborrin e teatrit kur Shqipëria udhëhiqet nga një artist. Si është e mundur? Ne duhet të ishim në kushte normale, pasi duhet të ishim komuniteti më i favorizuar. Ne nuk prodhojmë vota. Nuk merremi parasysh nga Ministria e Kulturës. Qeveria shqiptare thotë se s’ka para, dhe ne e dimë që nuk kemi si Gjermani. Por kur shoh që ka lekë për rikonstruksione godinash…mendoj ndryshe. E dimë që ky është një proces i vështirë, që ta zmbrapsim”, deklaronte Basha.

https://www.youtube.com/watch?v=AviLwcvPH3A

Të fundit