Flash News

KRYESORE

Fshihnin drogë dhe granata luftarake në pikën e karburantit, arrestohen dy vëllezërit

Fshihnin drogë dhe granata luftarake në pikën e karburantit,

Tre persona janë arrestuar nga policia e Korçës pasi u kapën në një pikë karburanti me një sasi prej rreth 9 kilogramë drogë, 4 granata luftarake si edhe 3 kapsolle detonatore.

Dy prej të arrestuarve janë vëllezër, njëri prej të cilit pronar i pikës së karburantit ku u gjet droga dhe granatat, ndërsa personi tjetër i arrestuar për moskallëzim krimi është punonjës i këtij biznesi.

Policia bën me dije se Specialistët e Seksionit për Narkotikët në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë, në kuadër të operacionit “Intenerari”, bazuar dhe në informacione të siguruara në rrugë operative, kanë bërë të mundur kapjen dhe arrestimin në flagrancë të shtetasve;

Andrea Kapurani, 35 vjeç,

Petro Kapurani, 45 vjeç, (vëllezër) dhe

Asllan Spahillari, 58 vjeç, të tre banues në Korçë.

Arrestimi i tyre u bë pasi  në vendin e quajtur “Kryqëzimi i fshatit Dishnicë”, në pikën e karburantit në pronësi të shtetasit Petro Kapurani, gjatë kontrollit që shërbimet e Policisë kanë ushtruar,  në një ambient të përshtatur për depozitë uji kanë gjetur e sekuestruar materialet e paligjshme.”

Gjithashtu lidhur me këtë rast, policia thote se po vijon puna për verifikimin e pasurive të luajtshme dhe të paluajtshme, të mjeteve të transportit dhe burimeve të tjera të përfitimit të të  ardhurave dhe fillimin e procedimit penal për veprën penale ”Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale” të parashikuar nga neni 287 i Kodit Penal.

Materialet në ngarkim të dy vëllezërve i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë për veprat penale : “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve, kryer në bashkëpunim”; ”Prodhimi dhe shitja e armëve dhe municioneve luftarake”, si edhe për “Moskallëzim krimi” ndaj shtetasit tjetër parashikuar nga nenet 283/2, 278 e 300 të Kodit Penal.

 

Të fundit