Flash News

KRYESORE

Fshihnin në furgon emigrantë shqiptarë, 11 vite burg për motrat angleze

Janë dënuar me 11 vite burg dy motra britanike të cilat po tentonin të trafikonin në Britani 7 emigrantë shqiptarë.

Ato tentuan që përmes një furgon tip karavan të transportonin shqiptarët, por pas skanimit nga autoritetet kufitare rezultoi se në pjesën e pasme ndodheshin 5 persona, ndërsa dy të tjerë, pas kontrollit, u gjendën të fshehur në pjesën e sipërme.

 Mësohet se motrat angleze ishin në borxh me një trafikant shqiptar droge dhe duhej ti paguanin shumën prej 4.000 stërlinash, prandaj pranuan të sillnin ilegalisht familjen e tij, siç pretendonte trafikanti, përfshi edhe një minoren.

Njëra nga motrat mori si shofere motrën tjetër, pasi vet e kishte të ndaluar t’i jepte makinës pas problemeve me alkoolin.

Oficerët e Emigracionit pikasën erën e rëndë që vinte nga furgoni, por motrat e justifikuan atë me erën e djathit që kishin në frigoriferin e karavanit.

Motrat 43 dhe 47-vjeçare, njëra me banim në Ëoodgreen, në veri të Londrës, dhe tjetra në Gjibraltar, u arrestuan në fillim të tetorit të vitit të kaluar nga autoritet kufitare, pasi mbërritën në Portsmouth në jug të Anglisë me tragetin “Brittany”, nga porti i Bilbaos në Spanjë.

Të fundit