Flash News

KRYESORE

Ftesa dasme shpërndahen në parlament, deputeti i PS-së martohet të dielën

Në seancën e sotme plenare ishin të pranishëm vetëm deputetët e mazhorancës. Dhe duket se krahas diskutimeve dhe votimit të projektligjeve, mazhoranca ka pasur kohë edhe për të shpërndarë disa ftesa dasme.

Lajmin së bashku me foton e ka shpërndarë fotografi Agim Rama.

Mësohet se deputeti Aurel Xhindi do të martohet këtë të diel. dhe duket se deputeti i Fierit ka shfrytëzuar seancën e sotme plenare për të shpërndarë ftesat për kolegët e tij socialist.

Të fundit