Flash News

KRYESORE

“Ftesa” e radhës, Edi Paloka: Bashkëpunimi me LSI-në në të mirë të qytetarëve

“Ftesa” e radhës, Edi Paloka: Bashkëpunimi me LSI-në

Nënkryetari Partisë Demokratike, Edi Paloka, në një dalje për mediat ka deklaruar edhe nj herë se është i gatshëm të bashkëpunoj me LSI-në pasi, sipas tij, kjo është në të mirë të qytetarëve.

“Ne jemi të hapur te bashkëpunojmë jo vetëm me LSI-në, por me çdo qytetar i cili është i gatshëm të bëhet pjesë e një fronti të gjerë kundër një qeverisjeje, e cila mund të jetë më e keqja që ka pasur ndonjëherë Shqipëria”, -shprehet Paloka.

Në lidhje me reformën zgjedhore dhe me ndarjen territoriale, te cilën Paloka e konsideron si ndarje elektorale, ai shprehet se është domosdoshmëri për të mos pasur më një ndarje elektorale të territorit por ndarja territoriale të jetë në ndihmë të qytetarëve.

“Sot është domosdoshmëri jo thjeshtë për faktin se kemi të bëjmë me një hartë krejtësisht elektorale, por edhe për faktin se qytetarët nuk po arrijnë të marrin asnjë nga shërbimet që kanë marrë dikur nga pushteti lokal,”- tha Edi Paloka.

Humbja e zgjedhjeve ishte gjithashtu një nga pikat në të cilën Paloka u ndal. Duke ju referuar kërkesës së Lëvizjes për Ringritje të Partisë Demokratike, e cila kërkon që pjesë e zgjedhjeve në të gjitha nivelet të jetë edhe zgjedhja e kryetarit te PD-së, nënkryetari i kësaj partie shprehet se analiza e humbjes së zgjedhjeve do të shërbej edhe për të rregulluar problemet apo defektet brenda partisë.

“Kjo mund të na shërbejë edhe për të gjetur defektet, apo ato probleme që mund të ketë pasur vetë brenda Partisë Demokratike, apo strukturës në mënyrë që në një proces të ardhshëm gjithçka të përmirësohet apo rregullohet,” –tha ai.

Të fundit