Flash News

KRYESORE

Ftesa e Ramës për të veshur fanellën kuq e zi, Basha: Fanella e qeverisë është jeshile me njolla të bardha dhe të kuqe

Ftesa e Ramës për të veshur fanellën kuq e zi, Basha:

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka vlerësuar edhe një herë tjetër propozimin e Komisionit Europian për të hapur negociatat me Shqipërinë. Në një bashkëbisedim me gazetarët në selinë blu, Basha hodhi poshtë pretendimet se opozita ka propaganduar kundër këtij propozimi, duke theksuar se opozita është shumë e interesuar të ketë Bashkimin Europian në krah, kundër krimit të organizuar dhe trafikut të drogës.

Pyetjes së gazetarëve nëse do e pranonin ftesën e kryeministrit Edi Rama “për të veshur fanellën kuq e zi”, duke nënkuptuar bashkëpunimin për procesin integrues, Basha tha: “Fanella kuq e zi është e djemve të Kombëtare. Ata e veshin atë fanellë. Qeveria nuk e ka fanellën kuq e zi. Kjo qeveri ka fanellë jeshile me njolla të bardha dhe të kuqe. E kam fjalën për kanabisin, kokainën dhe heroinën.”

Të fundit